close
Rajoni

KOSOVË: ASHPËRSOHET RETORIKA, DËNIME PËR PARTITË

Screenshot_1

Ka mbetur edhe një ditë deri në përfundimin e fushatës zgjedhore. Me tu afruar data e zgjedhjeve janë shtuar aktivitetet zgjedhore të partive politike ndërsa gjuha e tyre është ashpërsuar.

As kjo fushatë nuk ka kaluar pa shkelje të rregullave zgjedhore. Deri më tash Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Prashtresa ka shqiptuar dënime për partitë politike që nuk kanë respektuar këto rregulla.

Shuma e përgjithshme e këtyre dënimeve është 150 mijë euro.

Deri më tash janë gjobitur kryesisht partitë e mëdha, siç janë PDK 59.200 euro, LDK me 32,700 euro, Koalicioni AAK –PSD 28.800.

Në këtë fushatë janë paraqitur 104 ankesa.

Prej tyre deri më tash janë shqyrtuar 67, prej të cilave 20 janë cilësuar si të pa bazuara. 40 ankesa ende janë duke u shqyrtuar.

Ndërkohë Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka nisur hetimet ndaj ish deputeti Ramiz Kelmendi pasi deklaratave të tij se ka kërkuar votat për një subject të caktuar politik nga të punësuarit në kompaninë e tij.

Sipas prokurorisë rasti është iniciuar rastin lidhur me veprën penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”.

Ndërsa në Gjilan policia ka arrestuar dy persona pasi të njëjtin kërcënonin qytetarët serb duke ua kërkuar voten për listën serbe. Zgjedhjet e parakoshme parlamentare në Kosovë do të mbahen këtë të dielë. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia