close
Rajoni

KOSOVË: AUTORITETET HETOJNË ZARFET NGA SERBIA

kosove

Shefja e zyrës së BE-së  në Kosovë Natalie Apostolova ka vizituar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin për të uruar atë për rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Nëpërmjet një komunikate për media Vetëvendosje konfirmon se Apostolova procesin zgjedhor e ka cilësuar si të suksesshëm në përjashtim të të pjesës veriore të vendit, ku u raportua se pati presion ndaj serbëve local.

Ajo e ka cilësuar të rëndësishme krijimin sa më të shpejtë të qeverisë së re pas certifikimit të rezultateve  në mënyrë që t’i hapen rrugë edhe alokomit të fondeve të Bashkimit Evropian.

Kurti ka përmendur nevojën e një mini-Marshall plani të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Kurse sa i përket zarfeve të dërguara nga serbia autoritetet kosovare janë në kërkim të një laboratori ndërkombëtar për ekzaminimin e tyre.

Derisa kanë dal rezultatet e analizave të komisionerëve të cilët patën reaksione alergjike pas hapjes së këtyre zarfeve. Sipas rezultateve pacientët nuk kanë sëmundje infektive. Ndërsa pacientët vazhdojnë të qëndrojnë të shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK.

Deri në përfundimin e rezultateve përfundimtare KQZ nuk do të marrë vendim se si do të veprojë me këto zarfe.

Dy ditë më parë gjatë procesit të verifikimit të votave të adhura nga Serbia komisionerët e KQZ-së kanë pasur reaksione alergjike dhe është ndërprerë procesi i numërimit të votave. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia