close
Rajoni

KOSOVË: AVDULLAH HOTI NIS PUNËN SI KRYEMINISTËR

I patitulluar

Herën e fundit në objektin e qeverisë kishte qenë si zv.kryeministër ku u shkarkua nga kryeministri në atë kohë në detyrë Albin Kurti.

Avdullah Hoti në ditën kur po bëhen katër muaj që Albin Kurti kishte marrë detyrën zyrtare të qeverisë, ai me ceremoni zyrtare po vjen në të njëjtën pozitë.

Para gardës ceremonial të FSK-së kryeministri I ri parakaloi I vetëm, pasi që Albin Kurti mungoi në ceremoninë e dorëzimit të detyrës ashtu sic e do protokolli I shtetit, mungesë të cilën e kishte paralajmëruar qysh mbrëmë.

Hoti mbajti mbledhjen e parë zyrtare të qeverisë. Tha se focus I qeverisë së tij do të jetë adresimi I nevojave në arsim dhe shëndetësi.

Hoti më pas vizitoi varrin e presidentit tashmë të ndjerë Ibrahim Rugova si dhe varrezat e Jasharajve në prekaz.

Ish kryeministri Albin Kurti në ditën e parë jashtë zyrave të qeverrisë tha ka nënshkruar peticionin e organizuar nga LVV –ja për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kreu I LDK-së Isa Mustafa ka krikuar kryetaren e parlamentit Vjosa Osmani dhe ish kryeministrin Albin Kurti për bojkotimin e udhëheqjes së seancës respektivisht dorëzimin e detyrës së kryeministrit./Blerta D.Berisha

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia