close
Rajoni

KOSOVË: BIBAJ I FERIZAJIT NDERON INAUGURIMIN E BAJDENIT

DEC9D875-8FE9-431A-9F38-36B29646152C

BAJDEN I LIDHUR EMOCIONALISHT ME KËTË VEND


46 flamur janë vendosur në fshatin Bibaj të Ferizajt në nder të inaugurimit të presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden.

Në shkollën e këtij fshati madje është organizuar një ceremoni modeste për nder të tij.

Në këtë ceremoni ishin të ftuar edhe perfaqesues të KFORit amerikan.

THOMAS HOWARD – PËRFAQËSUES I KFOR-it

Dua t`iu falënderojmë të gjithëve që na ftuat sot. E vlerësojmë shumë këtë respect që po e bëni për ne.

E vecanta e Ferizajasve që janë të lidhur edhe më shumë se qytetet e tjera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është se kanë afër kampn e forcave amerikane Bondsteel, ndërsa shumë banorë local përreth janë të punësuar aty.

Ndërsa presidenti Biden është I lidhur emocionalisht me këtë vend pasi rrruga nacionale Ferizaj Gjilan, mban emrin e djalit të tij Beau Biden.

Pikërisht në këtë rrugë, përballë kampit të forcave amerikane në Sojevë të Ferizajt,  është ngritur edhe memoriali në nder të djalit të tij.

Beau Biden kishte vdekur nga kanceri në tru në moshën 46 vjecare. Ai ka punuar në Kosovë gjatë vitit 2001 duke trajnuar prokurorë e gjyqtarë local në kuadër të OSBE-së.

Biden në ceremoninë e emërimit të rrugës ndërsa kishte thënë se djali I tij ishte I dashuruar me Kosovën. Ai edhe gjatë fushatës zgjedhore e ka përmendur faktin se një rrugë në Kosovë mban emrin e djalit të tij. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia