close
Rajoni

KOSOVË: COVID-19 RRITEN INFEKTIMET PËR 7.7%

KOSOVO-HEALTH-VIRUS

AUTORITETET BËJNË THIRRJE PËR RESPEKTIM MAKSIMAL TË MASAVE


Në dy javët e fundit Kosova ka shënuar rritje të rasteve me Covid 19 për 7.7%.

Trendi I rritjes  është evidentuar në tri ditët e fundit me një mesatare nga 320 raste në 422 apo 24.1%.

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka zhvilluar një takim me ministrin në detyrë Armend Zemaj dhe përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Nëpërmjet një komunikate për media bëhet e ditur se  kryeministri në detyrë Hoti ka kërkuar respektim të shtuar të masave anticovid dhe mbikqyrje në përpikëri nga institucionet përgjegjëse.

  Epidemiologët patën paralajmëruar madje edhe tash përgjegjëse për këtë rritje të numrit të rasteve me Covid I bëjnë partitë politike për shkak të fushatës së papërgjegjshme zgjedhore duke mos respektuar masat anticovid.

Në ambiente të brendshme tuboheshin 300 deri në 400 veta gjatë tubimeve elektorale ndërsa sipas rekomandimeve numri lejoheshin më së shumti 30 persona.

Në Kosovë gjithashtu nuk kanë arritur ende vaksinat e para anticovid. Qeveria nuk ka dhënë detaje se kur do të arrijë kontigjenti I parë me vaksina ndonëse në janar patën premtuar se vaksinat e para do të arrijnë në muajin shkurt. 

Aktualisht në Kosovë janë rreth 7500 rasta active me Covid 19 ndërsa numri I të vdekurve është mbi 1600. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia