close
Rajoni

KOSOVË: DROGA – PARABURGIM PËR SHTATË TË ARRESTUARIT

C1E501BF-4D59-47E6-9D01-548D1631F203

AVOKATI MBROJTËS THOTË SE PROKURORIA S`KA PROVA


Gjykata Themelore ne Prishtine u ka caktuar nga nje muaj  paraburgim, 7 personave te arrestuar lidhur me 400 kilogram kokaine te konfiskuar nga policia dy dite me pare.

Janë paraqitur në seancën e parë gjyqësore 7 të arrestuarit nga policia të dyshuar se kanë lidhje lëndën narkotike të konfiskuar dy ditë më parë nga policia.

Mbrojtja ka kundërshtuar pretendimet e prokurorisë se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtin kanë kryer veprat penale pjesëmarrje në grupe të organizuar kriminale si bashkim i strukturuar kriminal, mbajtje në pronësi të paautorizuar të narkotikëve si dhe armëmbajtje pa leje. Sipas prokurorisë të arrestuarit ishin në dijeni për lëndën narkotike që do të futej në Kosovë, derisa mborjtja e mohon kategorikisht një gjë të tillë.

BESNIK BERISHA- AVOKAT I MBROJTËS I IZET SHEQIRIT

Prokuroria sot parashtroi dicka që as vet nuk e beson, por e kuptojmë që është në një situatë ku duhet ta arsyetoi se pse nga Brazili me dijeni në Kosovë kanë hy 400 kg kokainë.

Avokati Berisha tha se përvec që nuk kanë prova e as merita, organet kosovare janë duke bërë edhe skandal.

BESNIK BERISHA- AVOKAT I MBROJTËS I IZET SHEQIRIT

Nuk kanë asnjë komunikim të vetëm. Po e parashtroi me përgjegjësi të plotë profesionale asnjë shkronjë e vetme. Të gjithë garantojnë se po që se e gjeni ju se ne kemi pas dijeni që ka pas kokain aty, ne shkojmë me 50 vjet burgim pa asnjë ankimim.

Thotë se kokaina ka qenë e destinuar për në Itali, pastaj është nisur për Durrës, ndërsa ka përfunduar në Kosovë pasi bosët e drogës në Itali kanë qenë në dijeni se janë duke u përgjuar.

Prokuroria në kërkesën për paraburgim që i kishte bërë gjykatës themelore ka vlerësuar se në rast se të arrestuarit lihen në liri, të njëjtit mund të përsërisin veprën penale duke bashkëpunuar me persona të cilët aktualisht janë në arrati dhe të cilët dyshohen se janë pjesë e grupit kriminal. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia