close
Rajoni

KOSOVË: DY VIKTIMA NGA COVID-19

kosov infektiv

Një person rreth të 60-tave dhe një grua  tjetër rreth të 70-ave kanë vdekur nga koronavirusi në qendrën Klinike Infektive duke dërguar në tre numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga ky virus në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë të dy vuanin nga diabeti dhe ishin pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ka reaguar kryeministri në detyrë Albin Kurti.

“Tani i kemi tre të vdekur gjithsej. Pra, nuk ka mbaruar asgjë. Në fakt, jemi në mes të betejës. Më shumë se kurrë na nevojitet vendosmëria e secilit qytetar” ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkohë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka kërkuar nga qytetarët për vetëdisiplinë.

Ka përmendur faktin se në Prevallë dhe Brezovicë po qëndrojnë grumbuj personash duke mos respektuar distancën për cfarë ka vlerësuar se është e rrezikshme për përhapjen e COVID 19.

Derisa policia herët në mëngjes ka mbyllur sheshin e kryeqytetit për të mos lejuar qytetarët që ta frekuentojnë atë.

Masat për ndalimqarkullim vazhdojnë të jenë nga ora 17.00 deri në një vendim tjetër të qeverisë./Blerta D. Berisha

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia