close
Rajoni

KOSOVË: FILLON FUSHATA E REGJISTRIMIT TË DIASPORËS

Valon-Murati-690×380

Me moton “Ti je pjesë e atdheut”, Ministria e Diasporës së Kosovës,  sot ka filluar me fushatën për promovimin e regjistrimit e diasporës. Me anë të kësaj fushate, Qeveria e Kosovës synon të afroj Kosovën me bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në mërgatë. Fushata do të zgjasë dy muaj me aktivitete të ndryshme në gjithë territorin e Kosovës.

Ministri i diasporës, Valon Murati, duke treguar qëllimin dhe rëndësinë e kësaj fushate, theksoi se vetëm gjatë muajve të verës së vitit të kaluar janë regjistruar mbi 200 mijë bashkatdhetarë.Ai shtoi se sivjet mbi 200 regjistrues anë e kënd Kosovës do të jenë në shërbimin e bashkatdhetarëve për t’ua mundësuar regjistrimin.

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, theksoi se kjo fushatë është shumë e rëndësishme për Republikën e Kosovës, sepse nuk është e nevojshëm të dihet vetëm numri i diasporës që përmes regjistrit të krijojnë mekanizma që do t’u lehtësojnë bashkatdhetarëve përfshirjen në vendlindjen e tyre, sepse ata janë të rëndësishëm për atdheun e tyre.

Kjo fushatë do të zgjasë për një periudhë dy mujore me aktivitete të ndryshme në gjithë territorin e Kosovës, ku bashkatdhetarët që vizitojnë Kosovën do të kenë mundësinë që në ekipet mobile nëpër qytetet e Kosovës të regjistrohen. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia