close
Rajoni

KOSOVË: FUSHATA ZGJEDHORE DHE DIALOGU PRISHTINË-BEOGRAD

Screenshot_1

Vazhdon trysnia e Bashkësisë ndëkrombëtare për rinisjen e dialogut Prishtinë Beograd menjëherë pas zgjedhjeve në Kosovë. Ndërkohë partitë politike po vazhdojnë fushatën ku po shpalosin edhe qasjen e tyre në këtë proces.

Partitë politike me agjenda të ngjeshura po vazhdojnë fushatën zgjedhore në Kosovë.

Ato po shpalosin programin e tyre para elektoratit përfshirë edhe casjen e partive të tyre  ndaj dialogut Prishtinë Beograd.

Ndërkohë edhe Bashkësia Ndërkombëtare ka nisur presionet e saj që menjëherë pas zgjedhjeve të rinis dialogu i mbetur në gjysmë ndërmjet këtyre dy vendeve.

SHBA-ja tashmë ka marrë rol kyq në rinisjen e dialogut derisa mbetet e paqartë se si do të jetë roli i Bashkimit Evropian në këtë dialog.

Megjithatë është raportuar se BE-ja  sikurse SHBA-ja do të caktojë një të emëruar të të posaçëm për dialogun.

Ndërkohë presidenti i Francës Emanuel Macron ka paralajmëruar se do të ketë rol aktiv në këtë dialog menjëherë pas zgjedhjeve në Kosovë.

Për analistin Milazim Krasniqi, kjo nënkupton që të gjitha palët e kanë marrë seriozisht cështjen e marrëveshjes finale Kosovë Serbi. Madje ai thotë se në këtë mënyrë ka gjasë të organizohet një konferencë ndërkombëtare për këtë cështje.

“Droja ime është që tashmë po krijohen premisat për organizimin e një konference të re ndërkombëtare për Kosovën ku do të jenë të përfshira, SHBA-ja, BE-ja Franca Gjermania dhe sipas të gjitha gjasave edhe Rusia.” –Milazim Krasniqi, analist.

Por ajo që është e sigurtë sipas tij është që Kosovë menjëherë pas zgjedhjeve nuk do të humb kohë në krijimin e qeverisë së re, madje ai thotë se do te ketë një koalicion më të gjerë qeverisës.

Duket që Kosova do të ketë nevoj për formimin urgjentë të qeverisë. E vetmja

Dialogu Prishtinë-Beograd është ndërprerë pas takësës që qeveria e Kosovës i ka vënë 100% produkteve serbe në nëntor të vitit të kaluar. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia