close
Rajoni

KOSOVË: GAZSJELLËSI – OPOZITA KUNDËRSHTON VENDIMIN E KURTIT

gaz

“QEVERIA EDHE NJË HERË TA SHQYRTOJË VENDIMIN E REFUZIMIT”

Opozita në Kosovë vazhdon të kundërshtojë vendimin e qeverisë Kurti për refuzimin që I ka bërë projektit për gazsjellësin të financuar nga SHBA-ja.

Shefi I Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri I ka bërë thirrje qeverisë që të rishqyrtojë edhe njëherë këtë vendim.

Sipas tij vendi ynë nuk e ka luksin për një refuzim të tillë ndërsa ka paralajmëruar se do të ketë debat parlamentar për këtë cështje.

 

ABELARD TAHIRI- SHEF I GP TË PDK-së

Ne I kërkojmë qeverisë që ta rishikoj edhe njëherë vendiminh sa i përket gazësjellësit. Alternativat gjithmonë janë të rëndësishme, aq më shumë që po flasim për një project që financohet nga SHBA-ja që kap vlerën e 200 mln dollarëve. Refuzimi I qeverisë së Kosovës I bënë dëm të madh vendit”.

Edhe ish kryeministri Ramush Haradinaj ditë më parë ka kërkuare debat në Kuvend për cëshetjen e gazësjellësit, madje kërkesën Grupi Parlamentar I AAK-së e ka dorëzuar në Kuvend.

Sipas tij cështja e gazit nuk mund as të mjegullohet e as të spostohet me të pavërteta.

Qeveria e Kosovës javë më parë ka refuzuar projektin amerikan për kyçjen e Kosovës në gazsjellësin ekzistues në Maqedoninë e Veriut. KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia