close
Rajoni

KOSOVË: GJASHTË MUAJ NGA AKTAKUZAT PËR THAÇIN E VESELIN

6779DDE8-A4E1-4BAA-819D-F56FBA4F33CF

NESËR VENDIMI PËR KONFIRMIMIN OSE HEDHJEN POSHTË TË AKTAKUZËS


24  tetori është data e fundit e paraparë ku Gjykata Speciale do të konfirmoj apo do të hedh poshtë aktakuzën e pretenduar nga zyra e prokurorit të specializuar ndaj presidentit Hashim Thaçit e kreut të PDK-së, Kadri Veselit.

Megjithatë në rast të konfirmimit të plotë ose të pjesërishëm të aktakuzës, Gjykata Speciale nuk e ka obligim ta publikojë atë -konfirmojnë nga Dhomat e Specializuara.

Një gjë të tillë e konfirmon edhe avokati i akredituar në Gjykatën Speciale Artan Qerkini, ndërsa thotë se mund të merren parasysh edhe rrethanat që kemi të bëjmë me një president të vendit.

Duhet me dallu konfirmimin e aktakuzës me publikimin ka mundësi që  deri në paraqitjen e parë para gjyqtarit të mos publikohet aktakuza. tha Avokati, Artan Qerkini

Ndërsa në rast të hedhjes poshtë të aktakuzës nuk ka rregullore që e përcakton se ajo duhet të bëhet publike në ditën kur bëhen 6 muaj nga pretendimet e prokurorit.

Në rastin e të arrestuarit të fundit Salih Mustafa aktakuza ndaj tij është konfirmuar më 19 qershor ndërsa ai është arrestuar pas tre muajsh, më 24 shtator. tha Avokati, Artan Qerkini

Pretendimet e zyrës së Prokurorit të Specializuar për aktakuzë janë konfirmuar më 24 prill të këtij viti ndërsa janë bërë publike pas dy muajsh në kohën kur presidenti ishte nisur për udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zyra e prokurorit të specializuar pretendon se Hashim Thaci, Kadri Veseli dhe disa persona të tjerë janë penalisht përgjegjës për 100 vrasje të paligjshme, tortura dhe përndjekje. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan Prishtinë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia