close
Rajoni

KOSOVË: GJATË 24 ORËVE – 16 TË VDEKUR, 258 TË PREKUR

52919211_303

16 të prekur me Covid 19 kanë vdekur brenda 24 orësh në Kosovë që shënon shifrën rekodre të të vdekurve deri më tash nga ky virus.
Në mesin e tyre është edhe një mjek i cili ka humbur betejën me Covid 19 duke e dërguar në 5 numrin e mjekëve të vdekur.
Ndërsa vdekja e 27 vjecarit nga Kamenica shënon edhe vdekjen me moshën më të re nga virusi në Kosovë.
Gjendja në spitale të Kosovës është alarmante. Të prekur me Sars Cov janë duke u trajtuar mbi 600 paciente.

Ndërsa kjo fotografi tregon më së miri se pacientëve ndonjëherë u duhet të trajtohen në korridore të spitaleve për disa orë derisa tu lirohet ndonjë shtrat.
Numri i përgjithshëm i personave të prekur me koronavirus në Kosovë ka arritur shifrën 80104 ndërsa numri i rasteve aktive është 3.429.
Për shkak të kësaj gjendje alarmante qeveria ditë më parë ka ndërmarrë masa shtesë ndërsa Bashkësia Islame e Kosovës ka ndryshuar vendimin dhe nesër nuk do të ketë falje të namazit të Bajramit në xhami.

Tërnava gjithashtu u ka bërë thirrje besimtarëve islam që të pezullojnë vizitat në familjarë në këtë festë të Kurban Bajramit. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia