close
Rajoni

KOSOVË: GRENELL PËR VAZHDIMIN E DIALOGUT ME BEOGRADIN

grenelll-1-800×450

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që sa më shpejtë të nis dialogu Prishtinë Beograd.

Gjatë takimit që dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump, për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pati me presidentin Hashim Thaci ai ka shfaqur shpresën që sa më shpejtë të ketë një takim ndërmjet të dyja palëve.

Nëpërmjet një komunikate zyra e presidencës njofton se në këtë takim u tha se Marrëveshja e Paqes në mes Kosovës dhe Serbisë do t’i kontribuonte zhvillimit të Kosovës dhe tërë rajonit.

Që nga viti 2008, nuk ka pasur kaq vëmendje të SHBA-së për Kosovën. Kjo shton konfidencën dhe besimin tonë në kërkimin e Marrëveshjes së Paqes me Serbinë citohet të ketë thënë Thaci.

Grenell më pas në objektin e ambasadës amerikane në Prishtinë ka zhvilluar takime të ndara me liderët partiakë.

Në takim me LVV-së Albin Kurtin sipas komunikatës së Vetëvendosjes Grenell ka thënë se mungesa e marrëveshjes Prishtinë Beograd është pengesa kryesore e investimeve të huaja, por për këtë Kurti ka thënë se pengesë më e madhe është korrupsioni i lartë në qeveri.

Përmbajtja dhe procesi i marrëveshjes janë më të rëndësishme për qëndrueshmërinë e saj sesa afati kohor për të, citohet të ketë thënë Kurti në takim.

Grenell ndaras  ka takuar edhe kreun e LDK-së Isa Mustafa që ishte i shoqëruar nga Vjosa Osmani si dhe krerët e partive të tjera politike.

Asnjë nga liderët politik nuk u prononcua pas takimit.

Ambasadori Grenell do të udhëtojë për në Beograd ku atje do të takojë përfaqësues të institucioneve të Serbisë.

Vendimi për emërimin e Grenelliit si i dërguar i posaqëm është vlerësuar si befasues, pasi Departamenti amerikan i Shtetit, në fund të gushtit, ka emëruar diplomatin Mattheë Palmer të dërguar të posaçëm për Ballkanin, i cili është thënë se, mes tjerash, do të merret edhe me dialogun. /Blerta Dalloshi-Berisha/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia