close
Rajoni

KOSOVË: HARADINAJ TAKON LIDERËT E PARTIVE TË KOALICIONIT

F6704063-5C42-4A1A-B60F-D2E92DCD1994

MOHON DISKUTIMIN PËR ÇËSHTJEN E PRESIDENTIT


Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se vendi mund të përballet me situata jo të lehta, duke aluduar në dorëheqjen eventuale të presidentit në rast të konfirmimit të aktakuzës ndaj tij.

Pas takimit që zhvilloi me liderët e partive të koalicionit qeverisës Haradinaj duket se ka zbutur qëndrimet e tij në ambiciet që kishte për president.

Ka thënë se nuk do të dalë nga koalicioni në rast se nuk merr votat e koalicionit qeverisës për president të vendit. Ndërsa ka mohuar që në këtë takim të jetë diskutuar për këtë temë.

Se ende është herët të bisedohet për cështjen e presidentit ka thënë edhe kreu I LDK-së Isa Mustafa.

Mandati i presidentit aktual Hashim Thaci është deri në muajt e parë të vitit 2021, por ai ka paralajmëruar se do të jap dorëheqje nga ky post në rast të konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan Prishtinë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia