close
Rajoni

KOSOVË: HETIME PËR FALSIFIKIMIN E TESTEVE PCR

8DCA6A43-4BE0-4A70-BF56-9057DB23819B

DERI TANI JANË ARRESTUAR KATËR PERSONA NË PRIZREN


Prokuroria Themelore në Prizren është duke vazhduar hetimet lidhur pasi dyshohet se kanë falsifikuar teste PCR.

Lidhur me këtë rast deri më tash janë arrestuar 4 persona.

Atyre u janë konfiskuar 4 kompjuterë, telefon mobilë dhe 6 teste PCR të dyshuara se janë të falsifikuara.

Me kërkesë të Prokurorisë gjykata në Prizren të dyshuarve u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Pjesë e hetimeve janë edhe disa persona të tjerë të dyshuar.

“Referuar pyetjeve tuaja, Prokuroria Themelore në Prizren ju njofton se, lidhur me rastin në fjalë me datë 24.08.2021 me urdhër të prokurorit, ka arrestuar tre (3) persona të dyshuar me inicialet Xh.K., A.S., dhe Sh.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës (KPRK).  Po ashtu, me datë 27.08.2021 për rrethana të njëjta është arrestuar edhe i dyshuari i katërt F.T.

Të pandehurit, në agjensione të ndryshme turistike, me dije përdorin dokumentin e falsifikuar me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal, ashtu që falsifikojnë teste RT – PCR SARS COVID-19 – NEGATIV, në emër të shumë personave, duke manipuluar me kompjuterë dhe duke vendosur vula në testet e falsifikuara në këmbim të një shume të parave.

Rasti, është akoma në fazën e hetimeve dhe lidhur me këtë hetimet janë duke u zhvilluar edhe ndaj disa personave të tjerë” thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

 Agjenci të ndryshme turistike në Prizren dyshohet se kanë falsifikuar dokumumente të testeve PCR me qëllim përfitimi. Ata dyshohet se u kanë dhënë qytetarëve nga diaspora teste false negative për të udhëtuar në vendet ku jetojnë e punojnë. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia