close
Rajoni

KOSOVË: HYJNË NË FUQI MASAT ANTI-COVID

88CE0E10-5E6C-49E3-A046-7887741E4841

TESTI PCR NUK DO T`U KËRKOHET QYTETARËVE TË SHQIPËRISË


Testi per Covid19 për të hyrë në territorin e Kosovës si masë për parandalimin e përhapjes së Covid 19 nuk do tu u kërkohet shtetasve të Shqipërisë e as atyre të Kosovës që vizitojnë Shqipërinë e duan të kthehen sërish në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur për TV Klan ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi pasi sipas tij në vendimin e qeverisë së Kosovës vlen masa e reciprocitetit.

Pjesë e masave anticovid që kanë hyrë sot në fuqi pos testit PCR që kërkohet për vendet e tjera të botës për të hyrë në Kosovë ndalohet qarkullimi I qytetarëve nga ora 22.00 deri në orën 5 të mëngjesit.

Gastronomia dhe qendrat tregtare janë të mbyllura deri më 18 maj pos shërbimit merr me vete edhe atij me porosi, megjithatë kjo nuk u ka pëlqyer gastronomëve.

Kryetari i Asociacioni i Komunave të Kosovës ka thënë se nuk janë pyetur të gjitha komunat për masat e tjera dhe se vendimin ministry e ka marrë kokë më vete.

Masat e reja anticovid sipas vendimit të qeverisë të marrë të hënënë do të vlejnë deri më 18 prill. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia