close
Rajoni

KOSOVË: INSTITUCIONE NGA SHQIPËRIA INVESTOJNË NË SEKTORIN BANKAR

bqk-kredi-kosove-780×439

MEHMETI NË VITIN 2020 KOSOVA KA LICENSUAR NJË BANKË NGA SHQIPËRIA

 


Institucione nga Shqipëria investojnë në sektorin bankar në Kosovë. Fehmi Mehmeti në një intervistë për TV Klan ka thënë në pikun e pandemisë, në vitin 2020 Kosova ka licensuar një bankë nga Shqipëria,ndërsa ka interesim edhe nga institucione të tjera financiare.

Ndonëse në kohë pandemie nuk ka munguar interesimi i institucioneve financiare nga Shqipëria që të investojnë në theks të veçantë në sektorin bankar për të qenë pjesë e tregut bankar të Kosovës.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti në një intervistë për TV Klan ka thënë në pikun e pandemisë, në vitin 2020 Kosova ka licensuar një bankë nga Shqipëria,ndërsa ka interesim edhe nga institucione të tjera financiare.

Fehmi Mehmeti- Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës

“Ka filluar aktivitetin në një periudhë jo të lehtë për shkak se  viti 2020 dhe 2021 janë vite pandemike ndërkaq kemi edhe një institucion tjetër që është i interesuar të jetë pjesë e tregut financiar në Kosovë, e cila veq se ka hapur zyrën e përfaqësimit.”

Investimi më i madh është në fushën e sigurimeve.

Fehmi Mehmeti- Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës
“Në fushën e sigurimeve kemi kompani të cilat janë më të shprehura dhe janë më shumë në numër që vijnë me kapital nga Shqipëria.”

Mehmeti thotë se Kosova është vend i sigurtë për të investuar ndërsa sipas tij nuk mungon as interesimi nga vendet e Bashkimit Evropian.

Fehmi Mehmeti- Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës
“Praktikat e licensimit i kemi konform praktikave më të mira ndërkombëtare pastaj edhe kërkesat ligjore që dalin sa i përket licensimit janë gjithashtu konform praktikave më të mira dhe kjo po e bënë të lehtë ardhjen e gjithë investitorëve të huaj në Kosovë me theks të vecantë në sektorin financiar.”

Sipas të dhënave të BQK-së 265 milion euro janë investuar nga investitorët e jashtëm në Kosovë gjatë vitit 2021, kryesisht në sektorin e patundshmërisë./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia