close
Rajoni

KOSOVË: JO TESTE NEGATIVE PËR SHTETASIT E SHQIPËRISË

52919211_303

Qytetarëve të Shqipërisë nuk do tu kërkohet testi negativ i Covid 19 për të hyrë në Kosovë.
Gjithashtu edhe qytetarët e Kosovës të cilët pushojnë në Shqipëri nuk do të kenë nevojë për vetëizolim për një javë.

Qeveria në mbledhje e mbrëmshme ka vendosur që tu kërkohet testi të gjithë qytetarëve të vendeve të rajonit si masë reciprociteti, derisa Shqipëria nuk u kërkon teste negative qytetarëve të Kosovës kjo nënkupton që as Kosova nuk do tu kërkojë asnjë dëshmi qytetarëve të Shqipërisë.
Për tu sqaruar për këtë cështje ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi ka takuar ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj.

Nuk ka më teste për qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në Kosovë dhe nuk ka izolim për qytetarët e Kosovës kur të khehen në shtëpitë e tyre nga pushimet në Shqipëri.
Ambasadori Minxhozi është i kënaqur me këtë vendim të qeverisë.

Ky është një vendim shumë i mirë,shumë pozitiv, kjo nxit bashkëpunimin tonë të ndërsjellë.
Në 24 orët e fundit numri i të vdekurve nga Covid 19 është 24 ndërsa 194 persona kanë rezultuar pozitiv./Blerta D.Berisha

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia