close
Rajoni

KOSOVË: KËRCËNOHET KRYETARJA E KQZ-së

kqz_2965

DAKA: KËRCËNIMET, TË PAPRECEDENTË DHE TË PAPRANUESHME


Me të kuptuar se kush mund të kandidoj e kush jo në zgjedhjet e 14 shkurtit pas verifikimit që u ka bërë kandidatëve Këshilli Gjyqësor i Kosovës, kërcënime të shumta pretendon se ka pranuar kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka. Madje thotë se kërcënime ka pranuar edhe familja e saj.

Sipas saj këto janë të rrezikshme dhe të papranueshme si dhe  ndërhyrje në punën e KQZ-së.

VALDETE DAKA- KRYETARE E KQZ-së

Të gjithë kandidatët që dje e kanë parë veten në listën e KGJK-së si persona që nuk e plotësojnë kriterin për tu certifikuar si kandidatë për deputetë ua them vetë dy fjalë, shkurt e shqip dhe qartë. Është ligji dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese që ua pamundëson kandidimin e jo unë.

Një ditë më parë në RTV Dukagjini nënkryetari i LVV-së Glauk Konjufca ka hedhur akuza direkte ndaj saj. “Personi që në KQZ po ndikon që edhe kërkesa me qenë sugjestive e kundër Albin Kurtit është Valdete Daka” ka thënë ai.

Kreu i LVV-së Albin Kurti insiston se lista e kandidatëve për deputetë do të mbetet ajo që ishte.

ALBIN KURTI- KRYETAR I LVV-së

Para një viti pati qenë në Kosovë ish ambasadori Grenell dhe pati darkuar me ish presidentin Hahsim Thaci, por ai është viti kaluar. Mendoj se instituvionet e shtetiut duhet të updatohen në rrethana të reja.Unë jam bartës I listës I cili I respekton dhe I përfillë me përpikmëri kushtetutën dhe ligjet.

Derisa kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka bërë thirrje që të gjithë të respektojnë vendimin për të moskandiduar për deputet personat që kanë probleme me ligjin.

AVDULLAH HOTI- KANDIDAT PËR KRYEMINISTËR I LDK-

Ne i  nënshtrohemi vendimeve të organve të drejtësisë, besoj që të gjithë duhet të trajtohen njësoj pavarësisht pozitës që kanë. E kemi pas një kandidat dhe do të bëjmë zëvendësimin e nevojshëm.

Këshilli Gjyqësor I Kosovës ka verifikuar se 47 kandidatë për deputetë përfshirë edhe Albin Kurtin nuk janë në përputhje me ligjin për zgjedhjet. Zyra për regjistrimin e partive politike dhe certifikim është duke përgatitur rekomandimin për aprovimin apo refuzimin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia