close
RajoniTë ndryshme

KOSOVË: KËSHILL EKSPERTËSH PËR DIALOG ME SERBINË

01A9B7A1-1E2A-4E62-AB58-0DF5DC7FECF5_w1023_r1_s

avarësisht zhvillimeve të fundit pas aktakuzave të publikuara nga zyra e prokurorit të specializuar në Hagë,  Kosova është e vendosur që të vazhdojë dialogun me Serbinë.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Këshillit të Ekspertëve për dialog.  Pritet të emërohet edhe një koordinator për dialog.

“Këshilli bënë analiza specifike dhe këshillon kryeministrin dhe qeverinë për cështje të dialogut me Serbinë si dhe përgatit raporte dhe dokumente për pozicionin e Kosovës në dialog”,tha Selmanaj.

Për kryeministrin Hoti dialogu me Serbinë nuk ka alternativë.

“Ne duhet të tregojmë përkushtimin de gatishmëri si shtet në këtë process. Është e përgatitur në këtë process dhe është bërë një punë e madhe në secilën temë të mundshme që duhet të fillojë nga njohja reciproke”,tha Hoti.

Dialogu Kosovë- Serbi ishte ndërprerë në vitin 2018, ndërsa m7 qershor ishte paraparë një takim i palës kosovare dhe asaj serbe në Ëashington që do të shënonte edhe rinisjen e dialogut por që u anulua pasi që gjatë rrugës së ekipit të Kosovës për në Uashington u publikua aktakuza nga zyra e prokurorit të specializuar në Hagë ndaj presidentit Hashim Thaci dhe kreu të PDK-së Kadri Veseli.

Disa ditë pas publikimit të aktakuzës në Kosovë qëndroi kryeministri I Shqipërisë Edi Rama I cili kërkoi që të vazhdohet dialogu ndërsa theksoi se është emergjente  bashkimi kombëtar i të gjithë shqiptarëve është nevojë emergjente. /Blerta D.Berisha

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia