close
Rajoni

KOSOVË: KLINA – MODEL I PËRBALLJES ME COVID-19

1200px-Klina1

Komuna e Klinës është Vuhani I Kosovës, pasi ishte rajoni I parë I prekur me koronavirus. Autoritetet e atjeshme, falë angazhimeve dhe marrjes me seriozitet të rastit, arritën të përballen me sukses me këtë epidemic. Detajet Blerta Dalloshi Berisha.

Ishte ndër komunat e para të prekura me koronavirus.

Komuna e Klinës kishte hyrë menjerë në karantinë me tu paraqitur rasti i parë me COVID19, një shtetase italiane që punonte për një organizatë të huaj në këtë qytet.

Kjo komunë qëndroi 1 muaj e gjysmë në karantinë anipse kishte vetëm pesë raste, asnjë prej tyre nuk ishte rast kontakti.

Autoritetet në këtë komunë ndërmorrën masa të menjehershme të parandalimit të përhapjes së COVID19.

Situata ka shku në atë mënyrë që e kemi marrë shumë seriozisht që nga dita e parë. Apelet që kanë rrjedh qoftë niveli local qoftë nga niveli qendror janë respektuar me përpikmëri nga qytetarët e komunës.

Ndër masat e para ishte edhe ndërprerja e veprimtarive të ordinancave private që duket se ka ndihmuar shumë në mospërhapjen e virusit.

Aktualisht në këtë komunë ka më shumë se tri javë që nuk ka asnjë rast aktiv me koronavirus. /Blerta Dalloshi Berisha

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia