close
Rajoni

KOSOVË: KQZ, 8.3% E QYTETARËVE VOTUAN DERI NË ORËN 11:00

8FA4633F-C145-4924-87E3-41292FC11A07

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, tha se dalja në votime 8.30 % deri në orën 11:00

Ajo bëri me dije se procesi i votimeve po shkon mirë dhe nuk ka parregullësi.

 “Procesi i votimit është duke vijuar normalisht. Nuk ka raportime për incidente të cilat mund të dëmtojnë integritetin e ditës së zgjedhjeve. Deri në ora 11:00 kanë votuar 8,30 për qind e votuesve apo 145 mijë e 650 votues nga 1 milionë 794 mijë e 862 votues. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2019 kishin votuar 9,64 për qind apo 174 mijë e 669 votues nga 1 milion e 937 mijë e 868 votues sa kanë qenë atë kohë”, ka thënë Daka.

Kjo dalje deri në orën 11, është më e vogël krahasuar me vitin 2019 dhe vitin 2017, kjo mbase si pasojë e motit të ftohtë dhe reshjeve të borës

Qendra e votimeve janë hapura në ora 07:00 dhe do të mbyllën në ora 19:00.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.794.862.

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia