close
Rajoni

KOSOVË: KURTI E OSMANI ME LISTË TË PËRBASHKËT ZGJEDHORE

D128F46C-B0A8-4B96-846F-E533FDCEEB89

KURTI KANDIDAT PËR KRYEMINISTËR, OSMANI PËR PRESIDENTE


Kosova në këto zgjedhje pos kandidatëve për kryeministra ka edhe dy kandidatë për president. Pas Haradinajt edhe Vjosa Osmani do të jetë kandidate për president por nga Lista e përbashkët që do të garojë në zgjedhje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kreu I LVV-së Albin Kurti dhe Vjosa Osmani që para një kohe u largua nga LDK-ja do të garojnë me një listë të përbashkët zgjedhore në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në marrëveshjen e nënshkruar nga të dy palët, Kurti do të jetë kandidat për kryeministër ndërsa Osmani kandidate për presidente të vendit.

ALBIN KURTI- KRYETAR I LVV-së

Osmanin dhe mua do të na gjeni në të njëjtin vend dhe me të njëjtin qëllim. Kemi bërë marrëveshjen e synimeve për një shtet më drejtësi dhe pa korrupsion.

Ndonëse Kurti do te jetë pjesë e listës së LVV-së nuk dihet nëse do të certifikohet nga KQZ fillimisht do ti dërgojë emrat e të gjithë kandidatëve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Qeveria e re që do të krijohet pas zgjedhjeve duhet të ketë 80 deputetë për të qenë stabile e  jo 61 si më parë meqë sfida e parë e qeverisë së dalur pas zgjedhjeve të 14 shkurtit do të jetë zgjedhja e presidentit të ri. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia