close
Rajoni

KOSOVË: KURTI E THAÇI PËR PRESIONET NDAJ GJYKATËS KUSHTETUESE

albin

Ndonëse një ditë më parë Gjykata Kushtetuese ka reaguar për diskursin public kërcënues të presidentit Hashim Thaci dhe kryeministrit në detyrë , Thaci edhe Kurti sërish janë marrë me këtë Gjykatë.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti gjatë vizitës në Mitrovicë ka thënë se sulmet këtij institucioni po I vijnë nga dikush tjetër.

“Ne nuk e kërcënojmë askënd, ne nuk bëjjmë trysni ndaj askujt. Si kryeministër në detyrë mund të them se se unë jam të mbrojtje të Gjykatës Kushtetuese. Sulmet I ka nga dikush tjetër sepse ne e adresuam cështjen, tjetër kush është në panik” tha Kurti

Ai një ditë më parë ka bërë të ditur se ka marrë një letër kërcënuese nga e ashtuquajtura Garda Vullnetare Shqiptare, derisa sot gjatë vizitës së tij në Mitrovicë ishin ndërmarrë masa shtesë të sigurisë.

“Ata që më kanë kërcënuar nuk mund ta kenë pasur me mua  për shkak se e dijnë që tek unë nuk funksionojnë kërcënimet. E kanë pasur me dikë tjetër, e kanë pasur me Gjykatën Kushtetuese, sepse është në panikë presidenti të cilit po I humb rasti”, tha Kurti.

Presidenti Hashim Thaci  nëpërmjet një statusi në Tuitter ka njoftuar se është takuar me ambasadorët e vendeve të QUINT-it ku ndër të tjera ka thënë se respektimi I institucioneve të pavarura posaqërisht Gjykata Kushtetuese është jetik për demokracinë e një vendi.

Gjykata Kushtetuese është duke shqyrtuar ankesën e LVV-së për dekretimin e kandidatit të LDK-së për kryeministër nga presidenti./Blerta D.Berisha

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia