NË KUVEND NUK U DEBATUA PËR DIALOGUN
Nga Gjermania, direkt në Kuvendin e Kosovës është parë kryeministri Albin Kurti.
Duke buzëqeshur ai ka hyrë në seancë pikërisht në kohën kur deputetët e opozitës po protestonin.
Opozita ka kërkuar që të mos mbahet asnjë seancë parlamentare pa u themeluar Komisioni Hetimor për energjinë e që nuk po has në mirëkuptimin e pushtetit.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka kërkuar që të arrihet kompromis mes mazhorancës dhe opozitës ndërsa nuk ishin kushtet për të vazhduar seanca.
GLAUK KONJUFCA KRYETAR I KUVENDIT TË KOSOVËS
Edhe pas pauzës seanca sërish u ndërpre për shkak të protestës së opozitës.
Për dialogun nuk u fol fare në Kuvend, e as për takimin që Kurti zhvilloi një natë më parë me presidentin serb.
Njohësi i çështjeve politike në vend, Visar Ymeri, ka thënë se nga ato pak informata që dolën nga darka e mbrëmshme në Berlin ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin serb, Aleksandës Vuçiq, duket se mundësia e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare është shumë larg.
VISAR YMERI- ANALIST
I dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajcak ka njoftuar për një takim të radhës Kurti – Vuciq në Bruksel. /KlanMacedonia/