close
Rajoni

KOSOVË: KURTI TAKON KOMANDANTIN E KFOR-it

kuri

KFOR-i RRIT PATRULLIMET NË VERI TË KOSOVËS


Vazhdon të mbetet e njëjtë situata në pjesën veriore të Kosovës konkretisht në rrugët që të dërgojnë në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërrnjak.
Qytetarët serbë vazhdojnë të protestojnë para barrikadave ndërsa aty po qëndrojnë edhe njësitet e policisë së Kosovës.
Për këtë cështje kanë zhvilluar një takim kryeministri i vendit Albin Kurti me komandantin e KFOR-it në Kosovë.
Pavarësisht këtij takimi kryeministri tha të mos jetë në dijeni nëse KFOR-i do të ndërhyjë sot në veri pasi një lajm i tillë qarkulloi në media.

Një ditë më parë presidenti i serbisë Aleksandër Vuqic ka thënë se nëse rrezikohen serbët në veri atëherë do ti jap  NATO-s 24 orë afat për të intervenuar në këtë pjesë.
Derisa nëpërmjet telefonit me sekretarin e përgjithëm të NATO-s ka diskutuar edhe kryeministri Albin Kurti e që në komunikatë thuhet se janë dakorduar për qetësim të situatës në atë pjesë.

Situata në veri tash e tetë ditë vazhdon të jetë e tensionuar pas vendimit të qeverisë Kurti që si masë reciprociteti të zëvendësohen targat e Serbisë me ato të Republikës së Kosovës. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia