close
Rajoni

KOSOVË: LAJÇAK TAKON ALBIN KURTIN

48B90039-CF00-4696-98FC-A6636D7D52B1

I DËRGUARI I BE-SË, VIZITË TRE DITORE NË KOSOVË


Rreth orës 16 ka arritur në Prishtinë i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë Serbi Miroslav Lajcak. Ai ka ecur në këmbë në sheshin e qytetit për të vazhduar në zyrat e BE -së në Kosovë.

Në mbrëmje ai ka zhvilluar një takim më shumë se njëorësh me kreun e LVV-së Albin Kurti. Pas takimit nuk ka pasur deklarata për media.

Para se të arrijë në Kosovë Lajçak ka thënë se Bashkësia Ndërkombëtare pret nga qeveria e re e Kosovës që të vazhdojë dialogu Prishtinë-Beograd.

Kurti pasi ka fituar zgjedhjet ka thënë se dialogu me Beogradin do të jetë prioritet i katërt i qeverisë së tij.

Por Lajçak ka thënë se bënë të dramatizohet më këto deklarata të Kurtit. Sipas tij ai e di se prioritet janë çështja e korrupsionit, problemet ekonomike dhe sundimi i ligjit por gjithashtu sipas Lajçakut Kurti e di mirë se BE-ja e SHBA-ja presin vazhdimin e dialogut.

Ai do të vizitoj më pas Serbinë dhe Malin e Zi ndërsa do të qëndrojë tri ditë në Kosovë. Lajçak nesër do të takohet me presidenten në detyrë Vjosa Osmanin, kryeministrin në detyrë Avdullah Hotin dhe përfaqësues të partive politike. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan Prishtinë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia