close
Rajoni

KOSOVË: LAJÇAK VIJON DISKUTIMET PËR BISEDIMET KOSOVË-SERBI

82F53EE6-F3B0-4AE6-8A74-FD0A9B6B5071

LAJÇAK TAKOHET ME KRERË TË INSTITUCIONEVE DHE PARTIVE POLITIKE


Në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë i ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka diskutuar për ecurinë e bisedimeve Kosovë Serbi fillimisht me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca.

Sipas një komunikate nga Kuvendi kryekuvendari Konjufca u shpreh se dialogu duhet të rezultojë me njohje reciproke dhe përsëriti qëndrimin se rendi kushtetues, sovraniteti, integriteti territorial dhe pavarësia e Kosovës janë të panegociueshme.

Lajcak ka takuar ndaras edhe krerët e partive opozitare, derisa tha se u ka kërkuar atyre përkrahje për procesin e dialogut.

MIROSLAV LAJÇAK- I DËRGUAR I BE-së PËR DIALOGUN

Kërkova nga opozita përkrahje për dialogun. Arritja e një marrëveshjeje përfundimtare është në të mirën e Kosovës. Partitë opozitare kanë eksperiencë me dialogun dhe për mua ishte shumë e rëndësishme të dëgjoj edhe mendimin e tyre,. Poashtu besoj se do të jenë konstruktiv.

Kreu i PDK-së Memli Krasniqi tha se kanë diskutuar edhe për cështjen e arkivave të UCK-së.

MEMLI KRASNIQI- KRYETAR I PDK-së

“Ne besojmë që fokusi të jetë te çështjet e mëdha dhe nuk duhet që askush të tentojë me çështje më sporadike të ik nga përgjegjësit që i kanë. UÇK-ja nuk ka pasur arkiva dhe ky është një fakt i ditur botërisht. Kushdo tjetër në një formë apo tjetër me qëllim apo qëllim thotë diçka të pavërtetë dhe shkakton konfuzione dhe që mund të jenë në favor të konspiracioneve dhe imagjinatës.

Lajcak po qëndron për vizitë treditore në Kosovë, ai pritet të mbajë gjatë ditës së pretë një konferencë për media, ndërsa një ditë më parë ai ka takuar kryeministrin Albin Kurti me të cilin tha se kanë diskutuar për takimin e radhës Kurti Vuciq. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia