close
Rajoni

KOSOVË: LDK DHE AAK I PËRGJIGJEN POZITIVISHT FTESËS SË KURTIT

327B277D-AB2F-4A7C-A9D9-EEB78420A5A5

TAKIMET ME OPOZITËN PËR ÇËSHTJE NË INTERES TË VENDIT


Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Albin Kurti për takime javën e ardhshme për të diskutuar për cështje me interes të Kosovës.

LDK thotë se nuk i ikë asnjë takimi, prandaj do të marrë pjesë edhe në takimin e ftuar nga kryeministri.

SIBEL HALIMI- ZEDHENESE E LDK-së

LDK është e përkushtuar që dialogu të përfundon suksesshëm me njohje reciproke, në kufijtë aktual dhe në respektimin e parimeve të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në kuadër të kësaj LDK do të luajë rolin e saj, duke dhënë kontributinnë Kuvendin e Kosovës, si parti opozitare. Ky rol i LDK-sëkarshi dialogut tanimë është i formësuar dhe si i tillë do të prezantohet në secilin format të takimeve.

Ftesës për takim, pozitivisht, i ëshë përgjigjur edhe kreu i AAk-së Ramush Haradinaj, ndërsa PDK ende është duke e shqyrtuar këtë ftesë dhe nuk ka marrë ndonjë vendim deri më tash.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u ka ftuar në takime liderëve të subjekteve opozitare në vend. Sipas zyrës së kryeministrit takimet planifikohen të mbahen javën e ardhshme sipas orareve të përshtatshme për të gjitha palët  javën e ardhshme. Në njoftim thuhet se takimet do të jenë në shërbim të mirëinformimit dhe bashkërendimit të spektrit politik për cështje me interes të vendit. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia