close
Rajoni

KOSOVË: LEHTËSOHEN MASAT ANTI-COVID

Screenshot_1

SHPALOSET PROGRAMI PËR RIMËKËMBJE EKONOMIKE PËR VITIN 2021


Kosova ka lehtesuar masat anticovid. Komunat ne zonen e kuqe do te kene kufizim te levizjes nga ora 21 30 deri ne 5 te mengjesit, kjo nuk vlen per komunat ne zone te gjelbert dhe te verdhe.

Qeveria e Kosovës ka vendosur për lehtësimin e masave anticovid.

Në komunat me rrezik të ulët dhe të mesëm operatorëve ekonomikë do t`u lejohet puna deri në orën 22.00 ndërsa nuk do të ketë kufizim të lëvizjes së qytetarëve.

Te komunat që janë në zonën e kuqe lëvizja e qytetarëve do të lejohet deri në orën 21.30. Derisa ndalohen tubimet në jo më shumë se 50 persona.

Gjatë ditës është shpalosur edhe programi për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021.

Në kuadër të 16 masave të prezantuara nga kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, 50 milionë euro janë ndarë për shëndetësinë, me 40 milionë që janë të dedikuara për vaksinat anti-Covid.

6.5 milion janë ndarë për bizneset e vogla, për Ministrinë e Arsimit janë ndarë 5 milion euro, ndërsa atë të kulturës 2.5 milionë euro. Për gratë në biznes parashihet të ndahet shumë pre 1 milion eurosh.

AVDULLAH HOTI- KRYEMINISTËR NË DETYRË I KOSOVËS

“Kemi ndarë 11 mln euro për shtesën në pagë për sektorët që bartin barrën kryesore për menaxhimin e pandemisë.13.5 milion euro janë ndarë për për të moshuarit që kanë pensionet nën 100 euro.

HYKMETE BAJRAMI- MINISTRE NË DETYRË E FINANCAVE

Bëhet fjalë për rritjen prej 30 euro të secilit pension I cili merr më pak se 100 euro.

Gjithashtu 3 milion euro janë ndarë për sektorin e gastronomisë, derisa do të vazhdojë dyfishimi I pgesës për rastet sociale.

Komunave u janë ndarë 7.9 milion euro derisa ndërmarrjeve publike 21 milion. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia