close
Rajoni

KOSOVË: MASA RECIPROCITETI NDAJ SERBISË EDHE NË FUSHËN E TREGTISË

ks srb

MASA MBROJTËSE NDAJ DISA PRODUKTEVE SERBE

 

Raporti. Blerta Dalloshi Berisha

Qeveria e Kosovës është duke shqyrtuar mundësinë e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë edhe në fushën e tregtisë.

Ministrja Rozeta Hajdari tha sse po vazhdojnë bashkërendimin që përpos dokumentimit te barrierave tregtare të Serbisë te sigurohen në ngritjen e kapaciteteve institucionale sepse janë edhe shume institucione tjera.

ROZETA HAJDARI – MINISTRE E TREGTISË, INDUSTRISË DHE NDËRMARRËSISË

Nuk është vetëm ministria e Tregtisë në  këtë masë reciprciteti por janë edhe shumë institucione të tjera. Keni dëgjuar edhe nga kryeministri që ka përmendur doganën, agjencinë e ushqimit dhe të tjera. Ndonëse rrethanat në terren dhe ndjeshmëria e rastit nuk na lejon të japim detaje, puna jonë do të jetë në mbrojtje të ndërmarrësisë dhe tregtisë. Nëse ju tregojmë për veprimet tona do t’i dëmtojmë këto veprime

Hajdari ka shtuar se më 24 shtator 2021 kanë dërguar letër në CEFTA për përfaqësimin e vendit pa ndërmjetësimin e UNMIK-ut.

Këto komente ajo I ka bërë në një konferencë për media ku ka njoftuar për vendimin që kanë marrë si ministry lidhur me me masat mbrojtëse antidamping për disa kompani nga Serbia.

ROZETA HAJDARI – MINISTRE E TREGTISË, INDUSTRISË DHE NDËRMARRËSISË

“Për importin e koncentratit për shpezë dhe kafshë nga Serbia dhe për blloka. Të dy vendimet janë marre në përputhje me Kushtetutën, masat antidamping. Masat antidamping në importin e bllokave është marrë ndaj importit të bllokave për kompaninë e përmendur në vendim, kurse për koncentratin ndaj kompanive. Sot është dita e 61 nga fillimi i hetimeve. Në caktimin e lartësisë së masave, jemi kujdesur qe prodhuesit vendorë të mos rrisin çmimin për konsumatorët

Zef Dedaj, drejtor i Departamentit të Tregtisë, ka thënë se efekti i kësaj mase do të jetë në uljen e importit nga Serbia.

ZEF DEDAJ – DREJTOR I DEPARTAMENTIT TË TREGTISË

Fakti që sot e kemi një mase në 3 centë dhe jo 2 centë bazohet në statistika. Mund të ketë hapësirë edhe për 4, meqë ka hapësirë për ndryshim kemi shkuar në 3. Kjo do të ketë efekt për uljen e importit nga Serbia. Nuk do ta afektojë konsumatorin.

Sipas vendimit, katër kompani serbe do të detyrohen që në importin e të gjitha llojeve të koncentratit për shpezë dhe kafshë, çmimi për kilogram të jetë prej 3 centë./Blerta Dalloshi Berisha – Tv Klan Prishtine/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia