close
Rajoni

KOSOVË: MË 27 TETOR –MSA-ja!

no thumb

Në mbledhjen e sotme  të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Isa Mustafa bëri të ditur se më 27 tetor do ta nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

Ministri i Brendshëm Skënder Hyseni, foli për gjendjen e sigurisë në të gjitha nivelet pas ngjarjeve të mbrëmshme në Kuvend duke thënë se  policia ka bërë çmos që të ketë siguri në të gjitha nivelet.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi e ka njoftuar Qeverinë në lidhje me vendimin e Bordit Drejtues të UNESCO-s, duke thënë se është zgjeruar mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në këtë agjenci të Kombeve të Bashkuara.

Si plotësim i rendit të ditës, u shqyrtua propozim-vendimi për rekomandimin e presidentes së Kosovës për autorizimin e ministrit të Financave për nënshkrimin e marrëveshjes ndërkombëtare. /Kosovaprees/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia