close
Rajoni

KOSOVË: MICHELE RISI MERR KOMANDËN E KFOR-it

Screenshot_6

Në selinë e forcës shumëkombëshe të KFOR-it në Prishtinë është zhvilluar ceremonia e ndërrimit të komandës. Komandanti i deritanishëm i KFOR-it, gjeneralmajor Lorenzo D’Addario ia dorëzoi detyrën komandantit të ri të kësaj force, gjeneralmajor, Michele Risi.

Ceremonia e ndërrimit të kommandës së KFOR-it në Prishtinë ka bërë bashkë krerët e shtetit të Kosovës.

Ndonëse kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër presidentin për projektin siç thotë ai për ndarje të Kosovës ata dy në këtë ceremoni u panë duke u përshëndetur bashkë.

Ndërsa Albin Kurti qëndroi në radhë të dytë duke i ikur takimit me këta të dy.

Në këtë ceremnoni komandanti i Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate në Napoli, admirali James Foggo, u bëri thirrje partive fituese të zgjedhjeve në Kosovë, që të formojnë Qeverinë e re.

“Tani e keni mundësinë që të formoni qeverinë e re. Zgjedhjet ishin të lira dhe shumë gjëra të mira kemi dëgjuar. Kështu po i them popullit të Kosovës dhe zyrtarëve të rinjë të zgjedhur që të shtyjnë këtë shtet në stabilitet dhe prosperitet.” –shprehet Xhejms Foggo, Komandat i Forcave aleate në Napoli.

Ndërsa u garantua se KFOR-i nuk ka planifikuar për reduktim të trupave të saj në Kosovë. Komandant i ri i KFOR-it është gjeneralmajori Miachael Risi. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia