close
Rajoni

KOSOVË: MOCIONI I MOSBESIMIT ME AKUZA E KUNDËRAKUZA

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seancën për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, që është iniciuar nga partia në koalicionin qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Me akuza e kundërakuza është karakterizuar seanca e Kuvendit për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Arben Gashi nga partia inicuese e mocionit të mosbesimit LDK, ka përmendur raportet me SHBA dhe shkarkimin e ministrit të tyre si arsye të inicimit të këtij mocioni: Kryeministri ka vendosur të shkel një marrëveshje, marrëveshjen për koalicionin duke shkarkuar Veliun, pa u konsultuar dhe pa ofruar asnjë arsyetim.

“Ju edhe mund ta tradhtoni votuesin tuaj i cili jam shumë i bindur që kësaj here sështë me ju. Ju mund edhe ta shtyni përpara një marrëveshje Thaçi-Vuçiq. Por kurrë s’mund të na mposhtini neve.”- shprehet Rexhep Selimi, VV.

Ky është akt i vetëdorëzimit të kryeministrit pa dallim partiak përballë sfidave që po kalon vendi.

Kryeministri Albin Kurti ndërkaq ka deklaruar se presidenti ia ka konfirmuar atij se ka një marrëveshje të gatshme Kosovë Serbi.

“A e dini cka ma përsëriti ai mu tri herë. Hiqe kryeministër taksën shkojmë bashkë në Eashington e bëjmë marrëveshjen e  heqim qafe Serbinë përgjithmonë.”-deklaroi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndëkrohë pati një përplajes Kurti, Haradinaj rreth tarifës ndaj produkteve serbe.

Tarifën z.kryeministër e keni heq dhe e keni heq në konferencë për shtyp, nuk keni vu reciprocitet sic keni paralajmëru, por reciprocitti ka qenë një mashtrim.

“Juve ju ka ngelur merak ta hiqni ju tarifën, sic e bëtë me demarkacionin. Ju e merrni bajrakun dhe lëshoni pe, e unë se bëj ashtu.” tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Shkarkimi i qeverisë Kurti po vjen në një kohë pandemie me koronavirusin me të cilën po ballafaqohet Kosova dhe e gjithë bota. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia