close
Rajoni

KOSOVË: NAMAZI I BAJRAMIT NUK DO TË FALET NË XHAMI

download (3)

Për shkak të pandemisë me koronavirus, Fitër Bajrami këtë vit nuk do të falet në xhamitë e Kosovës. Si pasojë e përhapjes së sëmundjes, Covid-19, që shkakton koronavirusi, në Kosovë janë mbyllur shumë institucione, përfshirë xhamitë.

Sonte përfundon muaji I madhërishëm I Ramazanit. Derisa është hera e parë që besimtarët islam nuk mund të falin Bajramin në xhami.

Bashkësia Islame e Kosovës për shkak të pandemisë ka marrë një vendim të tillë me rekomandin të Insitutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Sahiti këshillon besimtarët të falen dhe të festojnë nga shtëpitë e tyre.

Derisa myftiu I Kosovës Naim Tërnava do tu drejtohet me mesazhe paqeje besimtarëve islam para faljes së Bajramit direct nëpërmjet televizionit.

Ditë më parë disa besimtarë anonym kishin organizuar në sheshin kryesor të kryeqytetit  faljen e namazit në natën e kadrit.

Në fazen e dytë të masave lehtësuese Ministria e Shëndetësisë me rekomandim të IKSHP–së nuk ka paraparë hapjen e objekteve fetare për lutje. /Blerta D.Berisha

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia