close
Rajoni

KOSOVË: NDIZEN QIRINJ PËR TË VRARËT GJATË LUFTËS

4D343DEB-39C5-4519-978D-4441ABE6483D

INICIATIVA NGA OJQ “GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR”


Në shumë dritare të shtëpive dhe banesave në Prishtinë dhe vendbanime tjera qytetarët kanë ndezur qirinj në shenjtë respekti për të vrarët gjatë luftës së viteve 1998-99.

Një iniciativë e tillë është marrë nga organizata jo qeveritare “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, kurse aksioni është përkrahur edhe nga shumë mërgimtarë shqiptarë në vendet e perëndimit posacërisht në atë të Zvicrës.

Me datë 15 janar janë bërë 22 vjet që kur ka ndodhur Masakra e Reçakut. Mbi 13 mijë persona janë vrarë gjatë luftës në Kosovë, shumica dërmuese prej tyre ishin shqiptarë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia