close
Rajoni

KOSOVË: NË PRITJE TË VAKSINAVE, MIRATOHET PLANI I IMUNIZIMIT

674899BC-1E19-4051-82C8-21A58B44CD23

“SITUATA ME PANDEMINË – NËN KONTROLL”


Kosova ende nuk ka datë të saktë se kur do të arrijnë vaksinat e para anticovid në Kosovë. Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj pa dhënë detaje ka thënë se janë duke bërë përpjekje maksimale për sigurimin e vaksinës.

Ministria e Shëndetësisë tashmë ka miratuar planin për vaksinimin e popullatës.

ARMEND ZEMAJ- MINISTËR I SHËNDETËSISË

Angazhimi ynë është maksimal për sigurimin e vaksinës anticovid dhe vaksinimin e popullatës. Puna jonë është transparente dhe e pandalshme.

Ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik tashmë ka të gatshëm strategjinë e vaksinimit.

NASER RAMADANI- DREJTOR I IKSHP-së

Jemi gati me strategjinë e vaksinimit. Duke pasur parasysh rastet me variantin e ri, jemi duke hulumtuar dhe do të bëjmë hulumtimin e rasteve të variantit të ri.

Megjithatë në takimin e Komitetit për Koordinimin dhe vlerësimin e pandemisë u tha se situata me pandeminë në Kosovë është nën kontroll.

Brenda 2 javësh kanë vdekur 49 pacientë me Covid 19 dhe sipas ministrit ka një ulje të vdekjeve për 1.16%. Në  dy javët e fundit janë infektuar 4122 persona. U tha se duhet respektuar ne menyre rigoroze masat qe jane ne fuqi.

Aktualisht në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 500 pacientë me Covid 19 ku 7 persona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore ndërsa 21 janë në respiratorë. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia