Ka nisur dorëzimi i nënshkrimeve nga deputetët e Kosovës për shpërbërjen e parlamentit për 22 gusht. Nënshkrimet tashmë i kanë dorëzuar deputetët e PSD-së dhe ata të Vetëvendosjes.
Partitë politike janë duke dorëzuar nënshkrimet për seancën e thirrur për shpërbërjen e parlamentit. Partia Socialdemokrate sot dorëzoi nënshkrimet e 12 deputetëve të saj për seancën e 22 gushtit.
Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, deklaroi se zgjedhjet janë rruga përpara dhe në zgjedhje zgjidhja që duhet ofruar është programore Ndërsa para dy ditësh edhe Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar nënshkrimet e 19 deputetëve të saj. Ndërsa Këshilli Drejtues I LDK-së ka diskutuar për përgatitjet për zgjedhje të jashtëzakonshme. Derisa kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka thënë se janë të përgatitur dhe të gatshëm për zgjedhje të jashtëzakonshme kurdo që vendoset të mbahen ato.
Në mbledhjene sotme KQZ-ja ka marrë vendim në mbledhjen e radhës që të miratojë kërkesën e tri partive politike për regjistrim. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/