close
Rajoni

KOSOVË: NIS ZYRTARISHT FUSHATA ZGJEDHORE

zgjedhjet-lokale-1479334235-3482030-600×360-1

FUSHATË 10 DITËSHE PËR ZGJEDHJET E 14 SHKURTIT


Ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore në Kosovë për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Programet zgjedhore partitë politike kryesisht I kanë shpalosur në rrjete sociale ndërsa gjatë ditës janë organizuar edhe tubime të vogla në hapje të fushatës.

Partitë politike në programet e tyre zgjedhore në këto zgjedhje janë fokusuar kryesisht në rimëkëmbje ekonomike  pas ballafaqimit gati njëvjecar me pandeminë Covid19.

Albin Kurti nga LVV është përjashtuar nga gara për deputet me vendim të Gjykatës supreme ndërsa është kandidat për kryeministër.

PDK rëndësi I ka kushtuar edhe politikës së jashtme.

Derisa AAK synim ka postin e presidentit.  Ndërsa ka zgjedhur Prizrenin për hapjen zyrtare të fushatës.

Përfaqësuesi i shoqatës së  personave të pagjetur u ka bërë thirrje të gjitha shoqatave të mos takohen me politikanë gjatë fushatës.

BAJRAM QERKINI- PËRFAQËSUES I SHOQATAVE TË PERSONAVE TË PAGJETUR

Unë jo tash po gjithmonë them larg larg politikës të gjitha shoqatave të personave të pagjetur. Ne jemi njerëz të cilët I kërkojmë më të dashurit tanë pa dallim. Të cilët kanë humbur dhe nuk e dimë ku janë.

Më 14 shkurt mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli jolegjitime votën e deputetit Ethem Arifi I dënuar nga Gjykata, votë kjo e cila ishte vendimtare për zgjedhjen e qeverisë Hoti. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia