close
Rajoni

KOSOVË: NJË MUAJ PARABURGIM PËR PUNËTORIN E THESARIT

12FC436D-2B11-4812-BDE9-A6E1B935A9AB

BAJRAMI: TRANSAKSIONI ËSHTË I GJURMUAR DHE DIHET KU KANË SHKUAR MJETET


30 ditë paraburgim ka kërkuar prokuroria për zyrtarin e Thesarit i dyshuar për transaksionin e paligjshëm të mbi 2 milion eurove. Gjykata pritet të marrë vendimin gjatë ditës.

Është paraqitur para gjykatës zyrtari i departamentit të Thesarit të shtetit Labinot Gruda I dyshuar për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar për transaksion të mbi 2 milion eurove.

Avokati mbrojtës i tij, Veton Rrecaj thotë se pretendimet e prokuorisë janë të pavërteta dhe nuk janë të bazuara në argumente.

“Prokuroria paraqiti tendencën por asnjë provë konkrete relevante. Kërkesa ishte e supozuar, nuk pati argumente”. tha Vetin Rrecaj, Avokat Mbrojtës i Labinot Grudës

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami thotë se transaksioni është i gjurmuar dhe dihet ku kanë shkuar mjetet.

“Ky është një krim ekonomik, ku janë krijuar casje të paautorizuara, është bërë keqpërdorim detyre dhe janë thyer pasëorde. Nuk është marrë asnjë nënshkrim I imi e as I drejtorit të Thesarit”. tha Hykmete Bajrami,Ministre e Financave

Labinot Gruda zyrtar financiar tash e 11 vjet në departamentin e Thesarit u raportua se i përket  Partisë Demokratike të Kosovës gjë të cilën e mohuan nga kjo parti.

Ndërsa pronarët e kompanisë LDA Group ku po dyshohet se janë transferuar mjetet nga thesari janë të afërt me Nismën Social Demokrate.

Madje vajza e pronarit të kompanisë Hajrie Gashi ishte këshilltare e zv.kryeministres Albulena Balaj Halimaj e cila I përket Nismës SocialDemokrate. Por ajo u lirua mënjejëherë mbrëmë nga detyra me tu publikuar lajmi I skandalit ku janë të përfshirë familjarët e saj.

 Nisma SocialDemokrate është distancuar nga pronarët e kompanisë, duke thënë se  është e pakompromis në luftën kundër krimit dhe kujtdoqoftë që përfshihet në veprime të tilla kriminale. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan Prishtinë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia