close
Rajoni

KOSOVË: PARTITË E MËDHA TË VETME NË ZGJEDHJE

CDEFD911-BDB7-4787-AFC0-C1C31604648E

AAK SYNON POSTIN E PRESIDENTIT


Partitë e mëdha politike përfundimisht do të garojnë të vetme në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Të martën në orën 18 ka qenë edhe afati i fundit për partitë politike që kërkojnë certifikim por për koalicion janë paraqitur vetëm dy parti të komuniteteve.

Partitë e mëdha synojnë që të garojnë të vetme apo ndonjë parti e vogël të shkrihet në listat zgjedhore të partive më të mëdha. Ende është e paqartë se si do të garojë në këto zgjedhje Vjosa Osmani e cila aktualisht është duke kryer detyrën e presidentes së vendit.

Ndryshe nga partitë tjera që kanë nominuar kandidatët për kryeministra në këto zgjedhje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka një kandidat të tillë.

Në krye me Ramush Haradinajn kjo parti synon postin e presidentit.

Haradinaj thotë se AAK ka program qeverisës për ekonominë, ndërsa  nuk ka vija të kuqe për asnjë parti për koalicion paszgjedhor.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë mbahen më 14 shkur pasi gjykata kushtetuese e shpalli jolegjitime votën e deputetit Et`hem Arifi e cila ishte vendimtare për zgjedhjen e qeverisë Hoti. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia