close
Rajoni

KOSOVË: PARTITË RIVALE SERBE BËHEN BASHKË

Screenshot_5

Dy parti rivale serbe janë bërë bashkë për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë. Iniciativa Qytetare serbe SDP është shkrirë në Listën Serbe.

Iniciativa Qytetare serbe SDP e tashmë liderit të vrarë të saj Oliver Ivanoviq, do të jetë pjesë e Listës Serbe, parti kjo e përkrahur nga Beogradi për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.

Kjo iniciativë që deri më tash është konsideruar rivale me Listën Serbe ka marrë vendim që të shkrihet në këtë listë pasi sic thuhet në njoftim, serbët në Kosovë kanë nevojë për unitet, mbështetjen e shtetit të Serbisë dhe ruajtjen e interesave kombëtare.

Por kjo nuk i ka pëlqyer aspak anëtarit të kësaj iniciative Marko Jakshiq i cili ka dhënë dorëheqje.

Nëpërmjet një statusi në Facebook ai thotë se nuk do që askush ta asiocioj atë me Listën Serbe.

“Do të më vinte turp, edhe nga njerëzit por edhe nga Oliver Ivanoviq i cili nuk është më mes nesh. Por mirë. Të gjithë sipas zgjedhjes së tyre! ka shkruar Jakshiq në Facebook.

Kanë reaguar edhe dy asamblistë tjerë të kësaj iniciative të cilët kanë thënë se nënkryetarja e kësaj partie Ksenia Bozhoviq i ka tradhëtuar.

Ndërsa partitë tjera serbe të mbledhura bashkë në një koalicion parazgjedhor të quajtur Liria. Me këtë bashkim synon të sfidojnë listën serbe.

Për analistin Imer Mushkolaj krijimi i këtij koalicioni serb është i rëndësishëm.

“Lista serbe më shumë ka punuar për interesat e Beogradit sesa interesat e serbëve të Kosovës. Me këtë koalicion do të fitoj vota dhe duke e dëmtuar Listën Serbe do të jetë një alternativë për qytetarët serb të Kosovës që të votojnë këtë koalicion.” –tha Imer Mushkolaj, Analist.

Oliver Ivanoviq ka udhëhequr me iniciativën qytetare SDP-në që nga viti 2013, ai është vrarë para më shumë se një viti para zyrave të tij në veri të Mitrovicës.

Deri më tash janë arrestuar tre persona si të dyshimtë se janë të përfshirë në këtë vrasje, ndërsa në arrati është i dyshuari tjetër, Milan Radojiqiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia