close
Rajoni

KOSOVË: PËRMBYTJET – DO TË FORMOHET FONDI EMERGJENT

CDDCE72E-32F0-44AE-8003-15431DFBB857

“KRYETARËT E KOMUNAVE TË BËJNË VLERËSIMIN E DËMEVE”


 Vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e ditëve të fundit në Kosovë ende nuk është bërë, thonë në Qeverinë e Kosovës. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë një takimi virtual të enjten me kryetarët e komunave të prekura nga vërshimet, ka kërkuar nga këta të fundit që të bëjnë sa më shpejt vlerësimet e dëmeve.

Ende nuk dihet vlera e saktë e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet pas reshjeve të shumta në fillim të kësaj jave.

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka vizituar disa prej komunave të prekura nga përmbytjet, ndërsa në mbledhjen e qeverisë që do të mbahet të premten do të formohet fondi emergjent nga rezervat shtetërore.

AVDULLAH HOTI- KRYEMINISTËR NË DETYRË I KOSOVËS

Dëmet janë të mëdha, duhet të jemi real, që do të jetë vështirë edhe për buxhetin e komunës por edhe për atë të qeverisë së Kosovës që të kompensohen të gjitha dëmet.

Në një takim virtual me kryetarët e komunave ai ka kërkuar nga ta të bëjnë vlerësimet e dëmeve që janë shkaktuar në infrastrukturën publike dhe në tokat bujqësore të cilat sipas tij do të kompensohen sipas procedurave të rregullta përmes ministrive të linjë.

AVDULLAH HOTI- KRYEMINISTËR NË DETYRË I KOSOVËS

Përmes komisione komunale duhet të identifikoni familjet që e kanë gjendjen e rëndë sociale dhe e kanë të pamundshme që të intervenojnë në sanimin e dëmeve. Ne në qeveri bashkë me ministren e financave do të themelojmë një fond emergjent, varësisht se sin a vijnë kërkesat nga komuna do të vendosim për ti ndarë në procedura të shpejta.

Të reshurat e mëdha si dhe shkrirja e shpejtë e borës që kishte rënë javën e kaluar ka sjell prurje të shumta të ujërave në lumenjtë e Kosovës të cilët kanë shkaktuar përmbytje në një pjesë të madhe të vendit. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia