close
Rajoni

KOSOVË: PRISHTINA MBUSHET ME FLAMUJ KUQ E ZI

071EB303-AE26-4B4D-9A9C-8171DFA12EC6

AKTIVITETE TË NDRYSHME PËR NDER TË 28 NËNTORIT


Është ministre e Kulturës në Kosovë, ndërsa mban emrin e qytetit ku para 108 vjetësh u ngrit flamuri.

Vlora Dumoshi pikërisht sot ka ditëlindjen dhe jo rastësisht e ka këtë emër. Ndërsa në këtë datë me veshje kombëtare po prêt vallëtarët e ansamblit Shota të cilët performuan para Ministrisë së Kulturës për nder të 28 nëntorit ditës së flamurit shqiptar.

Para ministrisë së Kulturës për nder të kësaj ditë ka performuar edhe Filharmonia e Kosovës.

Paradite kryeinistri Hoti ka vizituar monumentin e Skëndërbeut dhe shtatoren e  ish presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

Ndonëse kohë pandemie dhe nuk ishte organizuar ndonjë feste e madhe megjithatë në sheshi I Prishtinës ishte mbushur me flamuj kuq e zi dhe vërehej atmosferë festive. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia