close
Rajoni

KOSOVË: PRITEN DITË MË TË MIRA PËR LINJAT HEKURUDHORE

Shpresë për hapjen e linjave ndërkombëtare


Faik Gërbeshi është drejtues i trenave në stacionin hekurudhor në Fushë-Kosove që nga viti 1985. Ai kujton me nostalgji kohën kur ishte vlugu i qarkullimit të trenave nga viti 1985 deri në luftën e fundit në Kosovë dhe se vetëm në linjën Prishtinë-Beograd ka qarkulluar treni shtatë here në ditë e nuk kanë munguar as linjat hekurudhore ndërkombëtare.

Linja hekurudhore Prishtinë-Beograd ishte ndërprerë në vitin 1999 gjatë luftës së fundit në Kosovë, derisa menjeherë pas luftës ishte rikthyer linja hekurudhore deri në kufi me Serbinë e që administrohej nga UNMIK-u, por kishte funksionuar deri në vitin 2008.

Ndërsa sot janë funksionale vetëm dy linja hekurudhore, ajo Fushë Kosovë-Shkup dhe Fushë Kosovë -Pejë.

Gërbeshi i gëzohet marrëveshjes për linjën hekurudhore Prishtinë Beograd duke shfaqur shpresën se kjo do t’i hapë rrugë dhe linjave të tjera ndërkombëtare hekurudhore.

Marrëveshja për rikthimin e linjës hekurudhore Prishtinë-Beograd është nënshkruar në Mynih të Gjermanisë me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për dialogun Richard Grenell. /Blerta Dalloshi Berisha, Prishtinë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia