close
Rajoni

KOSOVË: PZAP-i SHQYRTON APELET E SUBJEKTEVE POLITIKE

4524025E-614D-47C1-B467-ADF38A73C46F

KSHZ-ja DO TË VEPROJË KONFORM VENDIMEVE TË PZAP-së


Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa është duke shqyrtuar apelet e paraqitura nga 9  subjektet politike kundër vendimit te KQZ-së, për mos certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve.

PZAP nëpërmjet një njoftimi për media thotë se janë duke punuar që të marrin vendime në afatin më të shpejtë të mundshëm ndërsa ka afat deri nesër për të marrë këto vendime.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-së.

Albert Krasniqi nga Demokraci Plus, vlerëson se në mbledhjen e së premtes së KQZ-së kishte tendenca që të mos respektohet aktgjykimi I Gjykatës Kushtetuese.

ALBERT KRASNIQI- DEMOKRACIA PLUS

Mos respektimi i këtyre aktgjykimeve është mosrespektim i Kushtetutës dhe zbatimi i Kushtetutës është një obligim për të gjithë personat për të gjitha institucionet, zyrtarët shtetërorë dhe kësaj nuk mund t’i iket. Në të kundërtën rrezikojmë të zhytemi në anarki ku secili zbaton vendime të cilat i pëlqejnë dhe jo ato të cilat nuk i pëlqejnë. Mos zbatimi i tyre do t’i qojë në pasoja  të gjithë ata persona të cilët nuk i binden urdhrit të Gjykatës

Pas një mbledhje maratonike të premten KQZ me shumicë votash nuk i ka certifikuar listat e 9 subjekteve politike përfshirë edhe LVV-së e AAK-së pas rekomandimeve të zyrës për certifikim të subjekteve politike që në lista të përfshihen edhe personat e dënuar në tri vitet e fundit të verifikuar edhe nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia