close
Rajoni

KOSOVË: QEVERIA E RE, TAKOHEN LVV E LDK

Screenshot_6

Pajtim në parim për bashkëqeverisje


Janë takuar sot dy partitë më të mëdha të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë LVV-ja dhe LDK-ja. Janë pajtuar parimisht për bashkëqeverisje.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë hedhur hapat e parë drejt krijimit të një qeverie të përbashkët. Në takimin që zhvilluar sot kreu i LVV-së Albin Kurti me Isa Mustafën e Vjosa Osmanin e LDK-së janë marrë vesh që të krijojnë grupet punuese për të vazhduar më tutje bisedimet për programet  e tyre.

Ekipet tona do të takohen për t’u dakorduar për programet tona. E uruam njëri-tjetrin për gjithçka sepse jemi pajtuar se do të qeverisim bashkë

Sapo zhvilluam takimin tonë të parë për të diskutuar mundësitë e bashkëqeverisjes. Sot kemi diskutuar në nivel të parimeve e jo të detajeve.

Çështja e kryeministrit do të jetë e padiskutueshme tha Osmani, pasi sipas saj fituesi do të marrë këtë post.

Ne si LDK e kemi deklaruar edhe më parë se po e presim rezultatin final. Kushdo që ka fituar do të marrë postin e kryeministrit

Por Kurti nuk u përgjigj konkret nëse do t’ia lë postin e kryeministrit Vjosa Osmanit në rast të ndryshimit të rezultateve pas numërimit të votave të diasporës dhe atyre me kusht.

Të dyja partitë janë pajtuar që të zvogëlojnë numrin e ministrive dhe zv.ministrave ndërsa kanë premtuar se 30% e kabinetit qeveritar do të jenë të gjinisë femrore. Takimet në nivel të ekipeve punuese do të vazhdojnë nesër. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia