u.d PRESIDENTJA OSMANI PARALAJMËRON SHFUQIZIMIN E KËTIJ VENDIMI
Pazar me vota po konsiderohet në Kosovë emërimi I djalit të deputetit Haxhi Shala konsull në Pragë. Ushtruesja e detyrës së presidents Vjosa Osmani ka paralajmëruar shfuqizimin e këtij vendimi.
Ka zgjuar reagime të shumta në Kosovë lajmi për emërimin e Flakron Shalës, djali I deputetit Haxhi Shala si konsull I Kosovës në Pragë të Cekisë.
Ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani menjeherë ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook ku ka paralajmëruar se do ta shfuqizoj këtë vendim.
“Emërimi I Konullit të përgjithshëm në Pragë dhe emërimet e tjera që po publikohen këto ditë janë bërë nga ish presidenti Thaci dhe jo nga unë. Përkundër kërkesës sime deri më tash asnjë document I vetëm nuk më është sjellë për shqyrtim nga ana e qeverisë sa I përket shërbimit diplomatic. Konsullata e Përgjithshme në Pragë dhe emërimi I Konsullit të përgjithshëm aty , janë në kundërshtim me cdo praktikë diplomatike dhe konsullore të vendeve demokratike. Nuk mund të hapen konsullata në të njëjtin qytet ku kemi edhe ambasadë. Është praktikë e mbrapshtë të cilën duhet ta kthehjmë mbarë. Prandaj ato dekrete do të shfuqizohen” ka shkruar Osmani në Facebook.
Për këtë cështje me ushtruesen e detyrës së presidents ka diskutuar në telefon kryeministri Avdullah Hoti.
“E njoftova znj. Osmani do të përmbyll së shpejti analizën e rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike të Kosovës. Mbi bazën e kësaj analize do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike të Kosovës si dhe që përbërja e misioneve diplomatike të jetë në përputhje me ligjin” ka shkruar Hoti.
Haxhi Shala kishte paralajmëruar se do të votonte kundër emërimit të qeverisë Hoti por pas një vizite që atij I kishin bërë në shtëpinë e tij ish presidenti Hashim Thaci bashkë me kreun e AAK-së Ramush Haradinaj ai kishte ndryshuar qëndrim, votë të cilën po e ndërlidhin me emërimin e djalit të tij konsull në Pragë. Me ministrinë e Jashtme të Kosovës udhëheq AAK-ja. /KlanMacedonia