close
Rajoni

KOSOVË: REDUKTIMET E RRYMËS – OPOZITA KRITIKA QEVERISË

Screenshot_43

KOSOVA PËRBALLET ME REDUKTIME TË RRYMËS

Opozita në Kosovë ka kritikuar Qeverinë për reduktimin e rrymës elektrike.

 
Pas krizës energjetike në vend, Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë shpalljen emergjente për energjinë.

Ajo ka thënë se me këtë miratim nuk do të thotë që do të merren masa kufizuese në vend.

ARTANE RIZVANOLLI- MINISTRE E EKONOMISË

PDK është kundër paralajmërimeve të qeverisë për masat e reduktimeve që po i ndërmerr.

MEMLI KRASNIQI- KRYETAR I PDK-së

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka quajtur Qeverinë Kurti populiste dhe të paditur për menaxhimin e krizës me energji elektrike.

LUMIR ABDIXHIKU- KRYETAR I LDK-së

Kryeministri jonë na thotë se rryma nuk blihet sepse nuk konservohet në frigorifer. Për këtë merreni me mend sikur për çdo dështim tjetër të tij fajtorë janë krejt, përveç tij që është në pushtet. Një kryeministër që me profesion inxhinier ka zgjedhur populizmin si mjet. Kjo tani është më shumë se padituri, është krizë e tij, e qeverisë së tij dhe e gjithë vendit që drejton. Jam i bindur se e din dhe nëse nuk e din si inxhinier ta kthejë menjëherë diplomën në universitet, se çmimi i rrymës kontraktohet, rezervohet.

Për AAK-në qeveria aktuale po sillet me papërgjegjësi totale karshi krizës energjetike.

BESNIK TAHIRI- SHEF I GP TË AAK-së

Kompania Kosovare për distribuim me energji elektrike javën e kaluar ka njoftuar për kufizimet me energji elektrike në Kosovë të cilat vijnë pas udhëzimeve të KOSTT-it, për shkak të krizës energjetike./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia