close
Rajoni

KOSOVË: RINUMËROHEN 494 VENDVOTIME

KQZ_Kosove-780×470-1

QNR DERI TANI KA REFUZUAR 9.000 VOTA TË DIASPORËS


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të rimunëroj 494 vendvotime për shkak të problemeve të auditimit.

Për arsye të mospërputhjeve të formularëve të rezultateve rinumërimi I vendvotimeve është ndarë në 4 kategori.

  1. Gabimi në  bartjen e votës , (pasi ato janë bartur gabimisht në subjektet politike dhe nuk kanë arritur të kalojnë auditimin)
  2. Gabim në bartjen në formularët e rezultateve të kandidatëve, për shkak që numri I votave ishte I paqartë
  3. Kandidati ka më shumë vota sesa subjekti politik
  4. Subjekti ka vota ndërsa kandidati nuk ka vota dhe anasjelltas

BURIM AHMETAJ- KRYESHEF I KQZ-së

Sa i përket formularëve të zgjedhjeve dhe përputhjes së rezultateve QNR-ja i ka procesuar të gjithë formularët  që nuk kanë pasur probleme teknike përpos një numri të vendvotimeve konkretisht formularëve të rezultateve të kandidatëve të cilët nuk kanë mundur ta kalojnë auditimin për shkak të mospurthjes së votave të subjekteve dhe kandidatëve.

Anëtari I KQZ-së nga LVV-ja Sami Kurteshi ka kërkuar që të krijohet një komision që të verifikohet secila votë e refuzuar nga jashtë.

Deri më tash QNR-ja ka refuzuar rreth 9 mijë vota të diasporës. Bazuar në praktikat e zgjedhjeve të kaluara procedurat deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve kanë zgjatur nga 27 ditë deri në 53 ditë sa ishte në zgjedhjet e kaluara. /Blera Dalloshi Berisha – TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia